Zgjedhja e Presidentit: Historia, problematikat dhe skenarë të mundshëm

Kuvendi i Shqipërisë do të nisë procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në hierarkinë shtetërore Presidenti ka funksionet e kryetarit të shtetit, ka kompetenca kryesisht përfaqësuese dhe koordinuese, si dhe përgjegjësia e tij kryesore është përfaqësimi i shtetit dhe i unitetit të popullit. Duke pasur mandat 5 vjeçar, pra më shumë sesa mandati kushtetues i një legjislature parlamentare dhe një kabineti qeveritar, institucioni i Presidentit ka rëndësi të veçantë në garantimin e funksionimit të shtetit, garantimin e normalitetit demokratik dhe garantimin e rendit kushtetues. Ai/ajo zbatojnë Kushtetutën dhe flasin në emër të saj, ndonëse garanti faktik i Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese.

Disa nga tiparet kryesore të procesit të zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri:

  • Zgjedhja e Presidentit është 100% proces parlamentar
  • Kushtetuta ka termin “zgjedhje presidenciale”, por de facto nuk ka zgjedhje presidenciale
  • Zgjedhja iniciohet vetëm nga partitë me më shumë se 20 deputetë
  • Deputetët mund të propozojnë 14 kandidatë (7 në raundet 1×3) dhe 7 në (4×5)
  • Kur kandidati për President është deputet, ai/ajo mund të votojë për veten e tij
  • Zgjedhja mund të bëhet edhe me vetëm një kandidat në garë
  • Zgjedhja bëhet në 5 raunde, 3 raundet e para kërkojnë 84 vota
  • Zgjedhja legjitimohet edhe kur në 3 raunde në sallë ka më pak se 84 deputetë
  • Zgjedhja: në raundin 4 dhe 5 zgjedhja bëhet me vetëm 71 vota
  • Zgjedhja legjitimon raundet edhe kur nuk ka kandidatë në votim
  • Zgjedhja kushtëzon detyrimin që kandidati të jetë mbi 40 vjeç
  • Zgjedhja kushtëzon detyrimin që kandidati të jetë banor në RSH në 10 vitet e fundit
  • Zgjedhja e Presidentit nuk lejon kandidimin ose rikandidimin
  • Zgjedhja e Presidentit bëhet pa debat për kandidatët/kandidatin
  • Zgjedhja: kur dështon zgjedhja në raundin 5, Kuvendi shpërndahet / zgjedhje në 45 ditë
  • Presidenti që jep dorëheqje nuk ka të drejtë të rizgjidhet President
  • Presidenti e merr detyrën jo kur zgjidhet, por me 24 korrik 2022
  • Presidenti i zgjedhur mund të vijojë të jetë deputet/zyrtar deri më 24 korrik
  • Presidenti nuk mund të jetë anëtar i një partie politike
  • Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike
  • Presidenti nuk mund të kryejë veprimtari tjetër private.
  • Institucioni i Presidentit nuk ka ligj organik për funksionimin e tij
  • Presidenti në RSH nuk ka ligj mbi statusin e tij zyrtar në detyrë dhe pas saj

Ky punim analizon historinë e zgjedhjes së Presidentit, tiparet kryesore të proceseve zgjedhore, kompetencat kushtetuese dhe problematikat, skenarët dhe pritshmëritë e zgjedhjes së Presidentit në vitin 2022.

 

Për të lexuar të gjithë dokumentin, klikoni në njërën nga dy linqet më poshtë:

ISP – Zgjedhja e Presidentit te Republikes 2022

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/zgjedhja-e-presidentit-historia-problematikat-dhe-skenare-te-mundshem/