Zëdhënësi i Meta-s dënohet me gjashtë vite burg, ja pse

Një gjykatë ushtarake në Moskë dënoi Andy Stone (zëdhënësin e Metës) me gjashtë vjet burg në mungesë. Akuza është se ka justifikuar publikisht terrorizmin, duke përmendur ndryshimin e rregullave të Facebook dhe Instagram që ndalojnë përdorimin e shprehjeve të dhunshme. Avokati mbrojtës tha se do të apelojë.

Përkufizimi origjinal i terrorizmit
Pas pushtimit rus të Ukrainës (të cilin Kremlini e quan një “operacion special ushtarak”), Meta ndryshoi rregullat e saj për postimin e përmbajtjeve që mbrojnë dhunën ndaj njerëzve të tjerë. Në disa vende, përfshirë Ukrainën, përdoruesit mund t’i urojnë vdekje Vladimir Putinit, Aleksandër Lukashenkos dhe ushtrisë ruse, por jo qytetarëve.

Lajmi u bë i ditur në X (në atë kohë në Twitter) nga zëdhënësi Andy Stone. Megjithë një korrigjim të mëvonshëm, qasja në Facebook dhe Instagram u bllokua në Rusi për shkak se Meta konsiderohet një organizatë terroriste. Stone u vendos në listën e të kërkuarve në nëntor 2023 për ndihmë dhe nxitje terrorizmi.

Një gjykatë kishte kërkuar arrestimin e zëdhënësit dhe tani ai është dënuar në mungesë me gjashtë vjet burg. Avokati mbrojtës ka bërë të ditur se do të apelojë. Natyrisht që dënimi nuk do të zbatohet, pasi Stone me siguri nuk do të shkojë në Rusi.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të ndryshme kundër kompanive dhe individëve rusë në mars 2022. Si përgjigje, Ministria e Jashtme vendosi Mark Zuckerberg dhe 29 shtetas të tjerë amerikanë në listën e personave të ndaluar të hyjnë në vend.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://zero1.al/2024/04/23/zedhenesi-i-meta-s-denohet-me-gjashte-vite-burg-ja-pse/