Video informuese: Koha për jetësimin cilësor të standardeve të Kodit të Sjelljes

Standardet e integritetit, të transparencës dhe të llogaridhënies në aktivitetin parlamentar rregullohen përmes Kodit të Sjelljes (2018). Deputetët kanë përgjegjësinë të njohin, të zbatojnë dhe të promovojnë parimet e Kodit të Sjelljes në aktivitetin e tyre në parlament dhe në aktivitetet e tjera parlamentare në jetën publike.

Kodi i Sjelljes përcakton disa detyrime ndaj deputetëve, ku mund të përmendim detyrimet:
• Për parandalimin / deklarimin e gjendjes në konflikt interesi
• Për deklarimin e rasteve lobuese dhe të dhuratave
• Për deklarimin e pjesëmarrjes në aktivitetet e të tretëve
• Për deklarimin periodik të deklaratës së interesave private
• Për sjellje etike në aktivitetin parlamentar e jetën publike.

Në legjislaturën aktuale nuk ka asnjë rast deklarimi të gjendjes së deputetëve në konflikt interesi, në regjistrin e lobimit, në regjistrin e dhuratave dhe të pjesëmarrjes në aktivitetet e të tretëve.

Ky bilanc statistikor është në kontrast me gjetjet nga procesi monitorues i kryer nga ISP, ku janë evidentuar dhe adresuar disa raste të praktikave të tilla në cënim të standardeve të Kodit të Sjelljes. Kuvendi ka përgjegjësinë të hetojë rastet e referuara, të trajnojë deputetët dhe të sigurojë standarde më të larta llogaridhënie.

Koha për jetësimin cilësor të standardeve të Kodit të Sjelljes!
Koha për një parlament me integritet, transparent dhe llogaridhënës!

 

Kjo video është realizuar në kuadër të projektit “Një parlament me integritet: Kodi i Sjelljes, Transparenca dhe Llogaridhënia”, i cili po zbatohet nga ISP me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të ISP-së dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/video-informuese-koha-per-jetesimin-cilesor-te-standardeve-te-kodit-te-sjelljes/