Vendimi i GJK dhe problematika lidhur me pragun numerik të herësit zgjedhor

Standardi ligjor? Gjykata Kushtetuese me vendim 28/2021 ka shfuqizuar pikën 3/163 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit, ndarja e mandateve të  kandidatëve bazuar në herësin me jo më shumë se 10000 vota, si vlerë që cenon të drejtën për të zgjedhur dhe nuk përmbush kriterin e proporcionalitetit.

Problematika e konstatuar? Vendi po hyn në vitin zgjedhor dhe ende nuk ka reflektuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor për çështjen e herësit. Vonesa sjell pasoja jo vetëm në ndarjen e drejtë të mandateve pas zgjedhjeve 2025, por edhe gjatë vitit zgjedhor në ndërtimin e strategjisë politike dhe paraelektorale të subjekteve.

Zgjedhje dhe rekomandime? Kuvendi ka detyrimin kushtetues të reflektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese si dhe detyrimin institucional për të marrë vendime, që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme, të arsyeshme dhe në kohë të problematikës.

Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/vendimi-i-gjk-dhe-problematika-lidhur-me-pragun-numerik-te-heresit-zgjedhor/