“Vangjel Zhapa dhe bamirës të tjerë si Apostol Arsaqi, Georges e Simon Sina nga Përmeti, Jani Banga nga Korça dhe Jani Dhima nga Himara, financuan…”/ Historia e panjohur e filantropëve shqiptarë në Greqi

Nga Ilir Kontini

Memorie.al / Një filantrop me famë në Ballkan e më gjerë, është edhe laboviti Vangjel Zhapa. Kontributi i tij në ndërtimin e disa prej veprave më të bukura të Athinës, të cilat tashmë kanë hyrë në fondin kulturor të këtij vendi, është i pallogaritshëm. Statuja e shqiptarit është vendosur përpara pallatit Olimpik në Athinë, që mban emrin e tij. Pasuria e Zhapës administrohet tashmë nga komisioni i testamenteve në Greqi dhe shpërndahet edhe sipas parashikimeve të tij, lënë të shkruara pak para se të vdiste. Vangjel Zhapa, i cili u detyrua të emigrojë që në moshën 13- vjeçare, në Janinë, ka luftuar përkrahë luftëtarëve grekë, në luftën kundër Turqisë për pavarësi.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/vangjel-zhapa-dhe-bamires-te-tjere-si-apostol-arsaqi-georges-e-simon-sina-nga-permeti-jani-banga-nga-korca-dhe-jani-dhima-nga-himara-financuan-historia-e-panjohur-e-filantrope/