“U afruen dhe u ngriu gjaku: mbi çarçaf ishin rrjeshtue 50 veshë njerzish, trofè vetiake të shqyem të nji formacioni jugor…”/ Libri i Julian Amery, për masakrat e partizanëve gjatë luftës

Memortie.al / “Kuvend letrash me miqtë”, letërkëmbimi i pasur i Mustafa Merlikës-Kruja, i përfshirë në katër vëllime, jep dimensionin jo vetëm të këtij personaliteti, por dokumenton e zbardh shumë anë të errëta të historisë sonë në periudhën më delikate, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur pushtetin e morën komunistët. Janë 11 vjet letërkëmbim me fratin pukjan që e gjeti firmëtarin krutan në një gjendje të vështirë shpirtërore “pa familje, por me uzdajë se nji ditë e shoh, veçse pa miq përgjithmonë”. Kjo është një nga letrat më befasuese që Mustafa Kruja i dërgon fratit françeskan, që lidhet me një nga ngjarjet më të dhimbshme të luftës civile mes shqiptarëve. Për këtë Mustafa Kruja vë në dijeni priftin për një artikull të shkruar në gazetën italiane “Il Tempo”, ku përshkruhet ngjarja e misionit anglez për të hedhur në erë urën mes Krujës dhe Shkodrës. Por ky mision dështoi, pasi të nesërmen anglezët dëgjuan të qeshurat e shqiptarëve mbi vëllezërit e tyre, po shqiptarë, të veriut, që u kishin masakruar veshët.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/u-afruen-dhe-u-ngriu-gjaku-mbi-carcaf-ishin-rrjeshtue-50-veshe-njerzish-trofe-vetiake-te-shqyem-te-nji-formacioni-jugor-libri-i-julian-amery-per-masakrat-e-partizaneve-gjate-l/