Nga Skifter Këlliçi*
Memorie.al / Në qershor të vitit 1970, plot 56 vite më parë, zhvillohej në Meksikë Botërori radhës në futboll. Gumëzhinte RAI dhe TV Beogradi me transmetimin e ndeshjeve të këtij botërori, kurse Qendra Eksperimentale Televizive në Tiranë, ende në shpërgenj, (kishte lindur më 30 prill të vitit 1960) “u servirte” teleshikuesve të gjorë lajme të thata dhe filma kryesisht shqiptarë dhe sidomos kinezë. Pyeta një nga drejtuesit teknikë, nëse mund të futeshin të paktën kanalet e RAI-t në ekranin e televizionit tonë modest, sepse, për të ndjekur këto veprimtari sportive ndërkombëtare, tifozët kudo në Shqipëri ngrinin antena gjithfarësh. (Një shok nga Korça më tregonte atëherë se një pasdite dimri, kur në Romë po zhvillohej një ndeshje ndërkombëtare futbolli, ishte ngjitur në çatinë e shtëpisë së tij, dhe kishte nisur të lëvizte antenën gjithandej, duke pritur që shokët në dhomën ku qe vendosur televizori, t’i thonin se ku duhej ta vendoste atë.
This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/todi-lubonja-ishte-takuar-me-enverin-i-cili-e-kishte-pergezuar-per-trasmetimet-sportive-nderkombetare-te-tvsh-se-por-kur-e-kishte-pyetur-per-olimpiaden-e-mynihut-ai-deshmia-e/