Nga AT ANTON HARAPI
Pjesa e dytë
Memorie.al / Më falni për guximin: Due të përballoj çështjen ma delikate në jetën Shqiptare. Kush e kishte zanë besë?.. Antagonizmi fetar qiti kryet dhe mizorisht u fut edhe ndër ateistët e ditës. Egërsitë e bame në Jug, midis djelmënisë shqiptare, vetëm pse muhamedanë e kristianë, janë fakte që nuk lanë me luejtë, por janë prova të tmerrshme për jetën tonë fetare, shoqnore e kombëtare. Përsa di unë deri më sot, kjo çështje kurrë nuk kjé përballue kjartë e mirë, sa herë kjé kallë, menjëherë edhe kjé mbulue si gaca nën hi. T’i mbetët hatri kujt të duejë, unë due me e thanë mendimin tem haptas; marrë në shumicë, muhamedani shqiptar asht fanatik, ortodoksi fanatik, katoliku fanatik, e këta jo për besim, se sa për inat e për parti. Ndër çastet ma të vështirë të jetës sonë kombëtare, njëmend se shpëtuem format e bashkimit shoqnor e të qetësisë ndër elementë, porse në fund të punës mbeti një tharm, një fond rryme e partie, sa me të trembë e demoralizue.
This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/thone-se-me-muhamedanet-nuk-bahet-ortodokset-jane-grekomane-katoliket-jane-italofile-keshtu-qe-nuk-mbetet-kush-fjala-e-panjohur-e-at-anton-harapit-me-intelektualet-korcare-korr/