Thirrje për produksion video dhe infografikë

Projekti: “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”

Institutin e Studimeve Politike (ISP) është duke implementuar projektin “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit(KSHH) organizatë lider si dhe  në partneritet me BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare(QQ). Ky projekt  mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike.

Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në parandalimin dhe  shfaqjen e  ndikimeve të panevojshme përmes angazhimit, monitorimit, ngritjes së kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit, si dhe përmes informimit të një grupi të rëndësishëm të aktorëve dhe palëve të interesuara për të siguruar implementimin e drejtë dhe të lirë nga ndikimet e panevojshme në procesin zgjedhor.

Instituti i Studimeve Politike synon të monitorojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e standardeve të dekriminalizimit dhe integritetit për kandidatët, subjektet zgjedhore dhe institucionet e përfshira në procesin zgjedhor dhe produktet e tij zgjedhore në periudhën paszgjedhore.

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, ISP hap thirrjen për angazhimin e një subjekti për prodhimin e videove ndërgjegjësuese dhe infografëve.

Për thirrjen e plotë dhe specifikimet teknike ju lutem klikoni këtu:

ToR -Prodhim video dhe infografe


This is a companion discussion topic for the original entry at http://isp.com.al/thirrje-per-produksion-video-dhe-infografike/