Thirrje për moderator: aktivitet në Kukës dhe Lezhë

Instituti i Studimeve Politike (ISP), është duke implementuar projektin “Fuqizimi i integritetit të
zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit
(KSHH) organizatë lider si dhe në partneritet me BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ).
Ky projekt është i mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.

Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në parandalimin dhe shfaqjen e ndikimeve të
panevojshme përmes angazhimit, monitorimit, ngritjes së kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit, si
dhe përmes informimit të një grupi të rëndësishëm të aktorëve dhe palëve të interesuara për të
siguruar implementimin e drejtë dhe të lirë nga ndikimet e panevojshme në procesin zgjedhor.
Instituti i Studimeve Politike synon të monitorojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e
standardeve të dekriminalizimit dhe integritetit për kandidatët, subjektet zgjedhore dhe
institucionet e përfshira në procesin zgjedhor dhe produktet e tij zgjedhore në periudhën
paszgjedhore.

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, ISP hap thirrjen për: Moderator në open forume me
qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve mbi integritetin e zgjedhjeve dhe procesin e dekriminalizimit
me në fokus rrethet Kukës dhe Lezhë.

Për thirrjen e plotë dhe Termat e Referencës ju lutem klikoni këtu:

ToR – Thirje per moderator lokal Kukes dhe Lezhe


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/thirrje-per-moderator-aktivitet-ne-kukes-dhe-lezhe/