Thirrje për ekspertë – Forume të hapura në Kukës dhe Lezhë

Instituti i Studimeve Politike (ISP), është duke implementuar projektin “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) organizatë lider si dhe në partneritet me BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ). Ky projekt është i mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.

Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuuojë në parandalimin dhe shfaqjen e ndikimeve të panevojshme përmes angazhimit, monitorimit, ngritjes së kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit, si dhe përmes informimit të një grupi të rëndësishëm të aktorëve dhe palëve të interesuara për të siguruar implementimin e drejtë dhe të lirë nga ndikimet e panevojshme në procesin zgjedhor.

Instituti i Studimeve Politike synon të monitorojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e standardeve të dekriminalizimit dhe integritetit për kandidatët, subjektet zgjedhore dhe institucionet e përfshira në procesin zgjedhor dhe produktet e tij zgjedhore në periudhën paszgjedhore.

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, ISP hap thirrjen për: Ekpertë Folës -(Speakers) në open forume me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve mbi integritetin e zgjedhjeve dhe procesin e dekriminalizimit me në fokus rrethet Kukës dhe Lezhë.

Për thirrjen e plotë dhe Termat e Referencës ju lutem klikoni këtu:

ToR – Thirrje per eksperte per forume te hapura


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/thirrje-per-eksperte-forume-te-hapura-ne-kukes-dhe-lezhe/