Standardet? Respektim i detyrimeve institucionale në rastin e kthimit të ligjeve nga Presidenti

Bazuar në Rregulloren e Kuvendit të RSH, neni 86, dekreti i Presidentit të Republikës për rishqyrtim ligji

  • Kalon menjëherë për shqyrtim në komisionin përgjegjës
  • Futet automatikisht në programin e punës së Kuvendit.
  • Komisioni përgjegjës e shqyrton dekretin vetëm për arsyet e kthimit.
  • Komisioni përgatit raportin brenda 4 javëve nga data e depozitimit të tij.
  • Seanca plenare voton për pranimin ose rrëzimin e dekretit.

Nga monitorimi i kryer nga Instituti i Studimeve Politike (ISP), përmes mbështetjes nga WFD, rezulton se dekreti i Presidentit (13.01.2023) për kthimin e ligjit nr. 93/2022, edhe pas 8 muajsh vijon të jetë pjesë në programin e punës së Kuvendit pa pasur një vlerësim dhe vendim për pranimin ose rrëzimin e tij.

Kuvendi ka përgjegjësinë të respektojë afatet ligjore të përcaktuara në Kushtetutën e RSH dhe në Rregulloren e Kuvendit. Dekretet për rikthim ligji duhet të shqyrtohen dhe të trajtohen gjithnjë brenda afatit ligjor. Pushteti legjislativ krijon besim publik dhe ndikon në forcimin e kulturës ligjore e demokratike duke përmbushur së pari detyrimet e veta ligjore dhe duke krijuar standarde të transparencës, integritetit dhe llogaridhënies.

Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një Parlamenti më reagues”, cili realizohet nga Fondacioni Westminster për Demokracinë (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/standardet-respektim-i-detyrimeve-institucionale-ne-rastin-e-kthimit-te-ligjeve-nga-presidenti/