Standardet e emërimit / zgjedhjes së zyrtarëve nga Kuvendi

Kuvendi zgjedh disa zyrtarë të rëndësishëm në Institucione Kushtetuese dhe të Pavarura të krijuara me ligj. Kushtetuta, ligjet organike dhe Rregullorja e Kuvendit përcaktojnë kritere, standarde dhe procedura të jetësimit të këtij funksioni parlamentar.

Thelbi i një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe efektiv nga ana e Kuvendit bazohet në:

  • Respektimin e afateve, kritereve dhe procedurave ligjore të kandidimit dhe zgjedhjes.
  • Ekzistencën e kandidatëve konkurrues me të dhëna cilësore për fushën e synuar.
  • Realizimin e procesit vendimmarrës në mënyrë transparente dhe me integritet.

Nga monitorimi i ISP-së të disa seancave dëgjimore me kandidatët për anëtarë në vendet vakante të shpallura nga Kuvendi në institucionet e Pavarura, pati kritika të arsyeshme:

  • Mbi mosplotësimin formal të kritereve ligjore të kandidimit dhe ekspertizës.
  • Mbi gjendjen e mundshme në konflikt interesi dhe praktika formale konkurrimi.

Vendimmarrjet i takojnë kryesisht seancës plenare, por seancat dëgjimore kanë rol thelbësor në jetësimin e standardeve të larta të vendimmarrjes. Kuvendi duhet të kryejë verifikime të thelluara nga CV-të e kandidatëve dhe rekordet e tyre përpara se procesi të finalizohet me vendimmarrje.

Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një Parlamenti më reagues”, i cili realizohet nga Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/standardet-e-emerimit-zgjedhjes-se-zyrtareve-nga-kuvendi/