Sistemi “alert”: Penalitetet financiare të partive të shlyhen para zgjedhjeve

Baza ligjore: KQZ (Komisioneri dhe KAS) miratuan gjatë 2023 vendosjen e penaliteteve financiare mbi disa subjekte politike, përfshirë edhe partitë kryesore politike që konkurrojnë edhe në zgjedhjet vendore 2023.

Problemi?

Tradicionalisht masat disiplinore financiare nuk janë aplikuar tek partitë, duke gjetur artifica ligjore, duke shtyrë në afate të gjata kohore ekzekutimin ose duke aplikuar amnisti konsensuale.

Zgjidhja?

KQZ duhet të sigurojë jetësimin e masave financiare ndaj subjekteve politike përpara se të fillojë procesi i shpërndarjes së fondeve vjetore dhe atyre të fushatës elektorale.

Ky infograf behet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/sistemi-alert-penalitetet-financiare-te-partive-te-shlyhen-para-zgjedhjeve/