Memorie.al / “Isha 19 vjeç, lufta e ftohtë ndante botën. Me avionin tim të vogël ‘Cessna’ vendosa ta përjetoj e ta realizoj ëndrrën time: një fluturim nga Perëndimi në ‘Sheshin e Kuq’. Si shenjë e paqes: një fluturim si një urë simbolike midis dy botëve. Ja ku jam: quhem Mathias Rust (Matias Rust), jam ai që në vitin 1987 zbriti me avion njëmotorësh një hap larg Kremlinit. Do ta bëja prapë: nganjëherë edhe paksa pafajësi rinore shërben për ta zgjuar nga gjumi botën, për të parë realitetin me sy.” Edhre sot ai ka mbetur i njëjti: sytë hetues, buzëqeshja miqësore e adoleshentit që dëshiron të thellohet në romanet me aventura. Ai flet në taracën e një kafeje prej nga shikohet pjesa më e zhvilluar e Hamburgut, dhe bota e djeshme sjell jehonën e saj në rrëfimin e tij.
This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/sapo-zbrita-me-avionin-tim-ne-sheshin-e-kuq-ne-moske-me-rrethuan-turma-njerzish-kureshtare-dhe-pas-nje-ore-erdhi-kryepolici-i-qytetit-i-cili-me-tha-deshmia-e/