“Romani kushtuar Patër Anton Harapit, u botua në 1963, nga Shtëpia ‘Steyer Verlag, kur s’jetonte më Baronesha Marie Amelie von Godin…”/ Historia e panjohur e gjermanes që asistoi në ngritjen e flamurit në Vlorë

Nga Mr. Sc. NUE OROSHI

Memorie.al / Baronesha gjermane Marie Amelie von Godin, deri tani nuk është e njohur fare në botimet në gjuhën shqipe. Derisa shumë studiues tanë shqiptarë janë marrë me një shkrimtare tjetër atë angleze Mary Edith Durham, nën hijen e harresës është mbetur baronesha gjermane Marie Amelie Von Godin. E ndjejë veten vërtet të privilegjuar që jam studiuesi i parë shqiptar që po e bëj një studim për miken e madhe të popullit shqiptar, për miken tonë, e cila nga sirtarët e shtëpisë së Ekrem bey Vlorës, e mori flamurin shqiptar dhe jua dha atdhetarëve shqiptarë që pikërisht në këtë ditë, me datën 28 nëntor 1912, të valojë në Vlorë. Baronesha gjermane asnjëherë deri në vdekje, nuk u ndal së punuari për kulturën, gjuhën dhe historinë e popullit shqiptar.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/romani-kushtuar-pater-anton-harapit-u-botua-ne-1963-nga-shtepia-steyer-verlag-kur-sjetonte-me-baronesha-marie-amelie-von-godin-historia-e-panjohur-e-gjermane/