Raport monitorimi: diskursi publik 2026 (II) mbi dekriminalizimin dhe integritetin – Instituti i Studimeve Politike

Ky raport paraqet një analizë të diskursit politik dhe zhvillimeve kryesore në fushën e drejtësisë në Shqipëri gjatë periudhës janar–mars 2026. Fokusi kryesor i monitorimit është marrëdhënia midis aktorëve politikë dhe institucioneve të drejtësisë, veçanërisht në kontekstin e funksionimit të SPAK dhe hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë.

Periudha e analizuar karakterizohet nga një intensifikim i tensioneve midis pushteteve, një përshkallëzim i gjuhës politike dhe një rritje e ndërhyrjeve dhe reagimeve politike ndaj vendimeve të drejtësisë.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke realizuar projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur” mbështetur nga NED (National Endowment for Democracy). Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë përgjegjësi e ISP-së. Raporti monitorues eshte hartuar nga eksperti Ardi Stefa.

 

Gjetje kryesore

Politizim i theksuar i drejtësisë: Drejtësia dhe SPAK janë përdorur në mënyrë të vazhdueshme si instrument në diskursin politik, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita.

  • Qeveria kalon nga mbështetje deklarative në kritikë dhe delegjitimim;
  • Opozita përdor SPAK në mënyrë selektive, sipas interesit politik;
  • Drejtësia nuk trajtohet si institucion neutral, por si element i betejës politike.

Rasti Balluku si epiqendër e konfliktit: Çështja e B. Ballukut përbën pikën më të fortë të përplasjes, rasti shndërrohet nga hetim penal në krizë politike:

  • aktivizon reagime politike të forta;
  • shkakton tension ndërinstitucional;
  • përdoret si argument për ndërhyrje ligjore.

Ndërhyrje politike në drejtësi: Janë evidentuar tentativa të drejtpërdrejta për:

  • ndryshime ligjore që kufizojnë veprimet e drejtësisë
  • mbrojtje politike të zyrtarëve të hetuar
  • kontestim publik të vendimeve gjyqësore

Delegjitimim i institucioneve të drejtësisë: Të dyja palët politike përdorin gjuhë që minon besimin te drejtësia dhe kontribuon në erozionin e besimit publik.

Rritje e agresivitetit në diskursin publik: Debati largohet nga standardet institucionale ndërsa diskursi politik karakterizohet nga:

  • gjuhë denigruese;
  • tone populiste;
  • sulme personale.

Përshkallëzim i konfliktit dhe polarizimit: Polarizimi është i thellë dhe strukturor, ka mungesë totale konsensusi, qëndrime diametralisht të kundërta dhe rritje e tensionit politik dhe publik.

Faktorët ndërkombëtarë si element stabilizues mbajnë një linjë konsistente pro drejtësisë:

  • mbështetje e qartë për SPAK;
  • fokus te lufta kundër korrupsionit;
  • lidhje direkte me procesin e integrimit.

 

Rekomandime

Respektim i pavarësisë së drejtësisë: Aktorët politikë duhet të shmangin ndërhyrjet direkte dhe indirekte në proceset gjyqësore dhe të respektojnë vendimet e institucioneve të drejtësisë.

Depolitizim i diskursit për drejtësinë: Drejtësia nuk duhet të përdoret si instrument politik. Diskursi publik duhet të fokusohet në standarde ligjore dhe jo në narrativa politike.

Përmirësim i komunikimit publik: shmangie e gjuhës denigruese, respektim i etikës institucionale, si dhe rritje e përgjegjshmërisë në deklarata publike.

Transparencë dhe profesionalizëm nga institucionet e drejtësisë: SPAK dhe institucionet e tjera duhet të komunikojnë qartë dhe në mënyrë profesionale, si dhe të rrisin transparencën për të forcuar besimin publik.

Forcim i balancës së pushteteve: Institucionet duhet të funksionojnë në respekt të ndarjes së pushteteve, duke shmangur përplasjet dhe duke garantuar bashkëpunim institucional.

Reduktim i tensionit politik: Aktorët politikë duhet të shmangin përshkallëzimin e konfliktit dhe të promovojnë dialog institucional.

Vazhdim i mbështetjes ndërkombëtare: Mbështetja e BE dhe SHBA për reformën në drejtësi duhet të vazhdojë, duke ndihmuar në konsolidimin e institucioneve dhe procesit të integrimit.

Raporti i plotë mund të lexohet këtu:

ISP_Diskursi publik Janar-Mars 2026

 

 

														</div></div>

This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/10022-2/