Qemal Dracini, një yll që shkëlqeu fort po iku shpejt

Nga Admirina Peçi | Report TV, 29 maj 19

Emisioni “Dosja K” në Report TV sjell pjesën e parë të historisë së Qemal Draçinit!

Qemal Draçini ishte si një meteor në qiellin e inteligjencës shqiptare të viteve ‘30–‘40. Ai shkëlqeu fort, la gjurmë të ndritshme në udhën e tij, por u shua shpejt dhe në një mënyrë vërtet tragjike.

Ai ishte një poet me zë mjaft individual, një prozator po ashtu plot stil, ishte kritik, studiues, publicist dhe një mësues pasionant, që la mbresa të jashtëzakonshme në brezin e gjimnazistëve që patën fatin të mësojnë prej tij….

Ishte në kulmin e krijimtarisë, kur ne Shkodër regjimi i sapo instaluar komunist po bënte masakra e spastrime ne gjithë shtresën e intelektualëve. Qemali i trembej kësaj atmosfere…

Tek shihte intelektualët e burgosur që i merrnin nga Shkodra thoshte: “Shpejt do ta kena radhën na!”. Dhe në të vërtetë arrestimi i tij nuk do të vononte…

Historia e Qemal Dracinit do të kishte fund tragjik. Askush nuk di të thotë si ishin orët e tij të fundit në qeli. Askush nuk e di se ku prehen sot eshtrat e tij!

Ai jetoi vetëm 25 vjet, por jetoi bukur e me sqimë… Historia e jetës së tij të shkurtër ishte shkëlqimtare!

The post Qemal Dracini, një yll që shkëlqeu fort po iku shpejt appeared first on Observatori i Kujtesës.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://www.observatorikujteses.al/qemal-dracini-nje-yll-qe-shkelqeu-fort-po-iku-shpejt/