Standardi i Kodit të Sjelljes: Kodi i Sjelljes, neni 25, përcakton se “kur organizatat e shoqërisë civile ose grupet e interesit kanë siguruar fonde për projekte që sigurojnë asistencë për hartim legjislacioni, në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Kuvendin, brenda 2 muajve nga miratimi i ligjit, bëjnë transparencën financiare të projektit dhe publikojnë shpenzimet në faqen zyrtare të Kuvendit”.
Problematika e konstatuar? Nga periudha e miratimit të Kodit të Sjelljes dhe deri më tani nuk ka ende një deklarim të vetëm në faqen e Kuvendit, ndonëse nga monitorimi ka rezultuar se Kuvendi është asistuar në procesin e hartimit dhe miratimit të ligjeve.
Rekomandime përmirësuese? Transparenca e plotë e procesit ligjvënës përbën detyrim ligjor, standard dhe kontribut kundër korrupsionit apo abuzimit në formën e ligjeve të sponsorizuara apo të porositura. Byroja e Kuvendit duhet të sigurojë jetësimin e detyrimit për publikim për të gjitha rastet.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Një parlament me integritet: Kodi i Sjelljes, Transparenca dhe Llogaridhënia”, i cili po zbatohet nga ISP me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të ISP-së dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/publikimi-i-munguar-nga-kuvendi-i-fondeve-te-asistences-ligjore/