Prokuroria: të ketë rol thelbësor dhe aktiv për hetime shteruese ndaj cilido individ apo zyrtar që abuzon me votën

Baza ligjore: Prokurori i Përgjithshëm dhe prokuroritë lokale kanë nxjerrë urdhra dhe udhëzime lidhur me rolin e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke përcjellë mesazhin se çdo shkelje e ligjit do të hetohet.

Problemi? Praktika të njëjta në zgjedhjet e kaluara nuk kanë prodhuar rezultat dhe se incidente e raste flagrante nuk janë hetuar në mënyrë shteruese. Pritshmëritë publike nuk janë përputhur me aktet pasuese të prokurorisë mbi krimet zgjedhore.

Rekomandimi: Prokuroria duhet të ndryshojë qasjen dhe të ketë rol thelbësor dhe aktiv për çdo rast të denoncuar duke ofruar paanësi, hetime shteruese dhe drejtësi ndaj cilido individ apo zyrtar që abuzon me ligjin dhe votën e qytetarëve.

Ky infograf realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare(QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/prokuroria-te-kete-rol-thelbesor-dhe-aktiv-per-hetime-shteruese-ndaj-cilido-individ-apo-zyrtar-qe-abuzon-me-voten/