Praktika pozitive dhe rekomandime mbi raportimin e institucioneve në Kuvend

Më 6 korrik 2023 Kuvendi zhvilloi seancë plenare raportuese për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtuesin e SPAK dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Bashkimi i tyre në një seancë, ndonëse krijon kufizime kohore në diskutime, i dha mundësinë Kuvendit, që përmes raporteve, pyetjeve, diskutimeve dhe rezolutave të mund të krijonte një panoramë më të plotë të progresit dhe problematikave lidhur me institucionet e drejtësisë.

  • Gjatë raportimit u konstatua se institucionet ishin më të përgatitura për seancën, sesa një pjesë e madhe e deputetëve diskutues;
  • Shumica e deputetëve e përdorën kohën më shumë për deklarata politike dhe mbi zhvillime që nuk kishin lidhje me drejtësinë dhe rendin e ditës, sesa mbi problematikat e thelluara dhe jo të vogla të funksionalitetit të sistemit të ri të drejtësisë.

Kuvendi mund e duhet të ofrojë rol më aktiv dhe konstruktiv në ushtrimin e funksionit kontrollues, si dhe të jetësojë standarde më të larta transparence, llogaridhënie, solemniteti dhe kulture institucionale për të forcuar integritetin e procesit dhe të përgjegjësive të tij kushtetuese.

Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një Parlamenti më reagues”, i cili realizohet nga Fondacioni Westminster për Demokracinë (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/praktika-pozitive-dhe-rekomandime-mbi-raportimin-e-institucioneve-ne-kuvend/