“Përvoja si gazetar, reporter, analist, publicist, redaktor dhe editor, e ndihmoi të ngrinte dhe drejtonte seksionin shqip të Radios ‘Zëri i Amerikës’…”/ Historia e panjohur e Nelo Drizarit nga Mallakastra

Nga Ilirjan Gjika

Memorie.al / Midis figurave të shquara që ka nxjerrë Shqipëria gjatë shekullit të kaluar, përmendet edhe emri i Nelo Drizarit, një figurë që për disa arsye, për më tepër të politikës së kaluar ka mbetur e pa njohur për shqiptarët. Kjo gjë edhe për faktin se aktivitetin e tij intelektual, ai e kreu për më se një periudhë 50 vjeçare (1928-1978) në SHBA – ës. Zenel Sulaj siç është emri i vërtetë apo Nelo Drizari, siç njihet në rrethet intelektuale, ka qenë njëkohësisht historian, publicist, gazetar, studiues, gjuhëtar, shkrimtar, piktor dhe mbi të gjitha, gjë që pakkush e di, ai është themeluesi i seksionit shqip të Radios “Zëri i Amerikës”.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/pervoja-si-gazetar-reporter-analist-publicist-redaktor-dhe-editor-e-ndihmoi-te-ngrinte-dhe-drejtonte-seksionin-shqip-te-radios-zeri-i-amerikes-historia-e-p/