“Përdorimi i Mehmet Shehut për të shuar çdo rezistencë në Shkodër dhe në Veri të vendit, sheshoi marrëdhënien e ftohtë mes tij dhe Enver Hoxhës, pasi…”/ Raportet e panjohura të ushtarakëve britanikë në ’44-ën

Nga ERALD KAPRI

Memorie.al / Oficerët britanikë të ndërlidhjes (SOE) që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri kanë prodhuar një dokumentacion me dhjetëra mijëra faqe, i cili aktualisht gjendet i gjithi i hapur në Arkivin Britanik. Shumë prej oficerëve patën mundësi të punojnë gjatë luftës me kreun e Brigadës së Parë, Mehmet Shehun, duke dokumentuar shumë prej krimeve të tij gjatë luftës, por edhe pas saj. Oficerët britanikë që patën kontakt dhe bashkëpunuan me Mehmet Shehun, ishin të shumtë gjatë luftës. Përgjithësisht, ata ndanin të njëjtin mendim se ai ishte ushtaraku më i rëndësishëm në Shqipëri, por ndërkohë edhe më i ashpri duke kryer krime të shumta.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/perdorimi-i-mehmet-shehut-per-te-shuar-cdo-rezistence-ne-shkoder-dhe-ne-veri-te-vendit-sheshoi-marredhenien-e-ftohte-mes-tij-dhe-enver-hoxhes-pasi-raportet-e-panjohura-te-ushta/