“Për trimërinë dhe guximin e treguar në ‘vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë’, kryekrimineli Millosheviç, u dha ‘Urdhrin e Trimërisë’ …”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Nga Sheradin BERISHA

Pjesa e dytë

Memorie.al / Dihet mirëfilli se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), Serbia angazhoi një superstrukturë të gjerë forcash ushtarake-policore…, kundër popullit Shqiptarë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto forca përbënin një kombinim kompleks të strukturave policore speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, njësive ushtarake speciale të Ushtrisë serbe, njësive të shumta paramilitare si dhe të një spektri forcash të tjera vullnetare që vinin nga vendet ish-sovjetike si nga: Rusia, Bjellorusia, Ukraina, pastaj Rumania etj., etj. Dhe, tërë kjo superstrukturë kriminale kishte vetëm një kokë komanduese të përbashkët, e ai ishte kryekrimineli (lexo: krye-varrmihësi i Kosovës) Sllobodan Millosheviq.

                                                             Vijon nga numri kaluar

– Për manifestimin e trimërisë dhe të guximit në “vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë”, kryekrimineli (lexo krye-varrmihësi i Kosovës), Millosheviç, u dha “Urdhrin e Trimërisë”, pjesëtarëve të Armatës së Tretë, si vijon:

1. Gjeneral brigade, Milan D.Djakoviç

2. Kolonel, Zoran M.Jabllanoviç

3. Kolonel, Milivoje P.Braniç

4. Kolonel, Miloje Miletiç

5. Kolonel, Dragan Petroviç

6. Kolonel, Radojko Stevanoviç

7. Kolonel, Veroljub Zhivkoviç

8. Lejtënant, Simo Ivoseviç

9. Lejtënant, Stojan Konjikavac

10. Lejtnënant, Pera Petroviç

11. Major, Zoran Bojkoviç

12. Major, Urosh Nikoliç

13. Major, Radivoje Paravinja

14. Major, Ljubisav Stojanoviç

15. Kapiten i klasit të parë, Ljubisha Vuqetiç

16. Kapiten i klasit të parë, Zoran Raseta

17. Kapiten i klasit të parë, Boban Rajkoviç

18. Kapiten, Dragan Lukiç

19. Kapiten, Jovica Milak

20. Kapiten, Perica Nastasijeviç

21. Kapiten, Milosh Raleviç

22. Kapiten, Cedo Tërpkovski

23. Lejtënant, Boban Kuzmanoviç

24. Nën-lejtënant, Nenad Popoviç

25. Rreshteri veteran, Radisha Iliç

26. Rreshteri veteran, Zheljko Alar

27. Rreshteri veteran, Branko Vukoviç

28. Rreshteri, Aleksandër Rakoviç

29. Rreshteri i ri, Ivan Niqiforoviç

30. Kaporal, Branisllav M.Fungerhut

31. Ushtar, Dragan Beloseviç

32. Ushtar, Milan Bogdanoviç

33. Ushtar, Veroljub Mijatoviç

34. Ushtar, Sasha Pejiç

35. Ushtar, Milinko Pendiç

36. Ushtar, Nikolla Popoviç

– Gjithashtu u dekoruan edhe këta oficerë të UDB-së në Kosovë:

1. Kolonel, Dragutin ADAMOVIÇ – Gjakovë

2. Kolonel, Dushan B.GAVRANIÇ – Gjilan

3. Kolonel, Gradimir R.ZEKAVICA – Prizren

4. Nënkolonel Millan S. GJURIÇIÇ-(Prizren, kreu i Departamentit të Policisë)

5. Major Milenko M.BOZOVIÇ – Komandant i Policisë në Skënderaj.

– Kryekrimineli Millosheviq, me “Urdhrin e Lirisë”, “Urdhrin e Heroit Kombëtar”, “Urdhrin e Flamurit Jugosllav” dhe “Urdhrin e Flamurit të Luftës” të Shkallës së parë – i dekoroi këta komandantë të lartë që luftuan në Kosovë:

– “Urdhri i Lirisë” iu dha:

1. Gjeneralit, Dragolub Ojadaniç

2. Gjeneral-kolonel, Nebojsha Pavkoviç (Komandant i Armatës së Tretë)

– “Urdhri i Heroit Kombëtar” iu dha:

1. Kolonel, Dragan Zhivanoviç – Komandant i Brigadës 125 të motorizuar;

2. Kolonel, Bozhidar Deliç – Komandant i Brigadës 549 të motorizuar;

3. Kolonel, Ljubisha Dikoviç – Komandant i Brigadës 37 të motorizuar;

4. Nënkolonel, Ilija Todorov – Komandant i Brigadës 63 të parashutistëve;

5. Kolonel, Zharko Brankoviç – Komandant i Brigadës 124 të ndërhyrjes policore;

– “Urdhri i Flamurit Jugosllav”, iu dha:

1. Zoran Angjelkoviçit – President i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovë e Metohi;

2. Nikolla Shahinoviçit – Zëvendës kryeministër i qeverisë jugosllave;

3. Vllastimir Gjorgjeviçit – gjeneral-kolonel i Policisë;

4. Obrad Stevanoviç, gjeneral-major i Policisë;

5. Sreten Lukiq, gjeneral-major i Policisë;

Hetimet e gjykatës së Hagës për krimet e kryera në Kosovë

Pas një fillimi të ngadaltë në vitin 1998, Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hag, filloi hetimet për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Me 27 maj 1999, gjykata e Hagës bëri publike padinë penale kundër: Slobodan Milosheviçit, dhe katër zyrtarëve tjerë të lartë serbë, të cilët akuzoheshin për; “vrasje, persekutime dhe dëbime… në Kosovë”, për periudhën kohore 1 janar 1999, deri në fund të majit të po këtij viti. (Këtu nuk përfshihen krimet e kryera gjatë vitit 1998)

Përveç kryekriminelit Sllobodan, të paditurit e tjerë ishin:

– Milan Milutinoviç, president i Serbisë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Mbrojtjes,

– Dragoljub Ojdaniç, Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Jugosllave,

– Nikola Shainoviç, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë dhe

-Vlajko Stojiljkoviç, Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, gjegjësisht më 1 prill 2001, krimineli Millosheviç (pasi ra nga pushteti), u arrestua, ndërsa rreth tre muaj më vonë, më 28 qershor u transferua në burgun e Hagës.

Derisa ndaj krerëve të lartpërmendur serb (përveç Milloshit i cili në shkurt të vitit 2006, iku në botën tjetër pa u dënuar), po mbahet gjykimi në Hagë, shpeshherë ia bëjë vetes pyetjen: “A thua kur do të arrestohen edhe qindra zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror serbë, të Ushtrisë dhe të Policisë serbe (që janë graduar dhe kanë marrë mirënjohje nga varrmihësi i Kosovës Milllosheviç), për krimet me monstruoze të kryera gjatë luftës 1998-1999) në Kosove”?! / Memorie.al


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/per-trimerine-dhe-guximin-e-treguar-ne-vrasjen-dhe-masakrimin-e-mijera-shqiptareve-ne-kosove-kryekrimineli-milloshevic-u-dha-urdhrin-e-trimerise/