Për jetësimin e premtimeve të partive për transparencë dhe integritet

Baza ligjore

Partitë politike parlamentare janë angazhuar për jetësimin e standardeve të integritetit, për transparencë, si dhe refuzimin e mbështetjes apo financimit nga burime kriminale.

Problemi

Gjatë fushatave elektorale dhe aktiviteteve partiake ka pasur raportime dhe denoncime mbi raste të lidhjeve, mbështetjes dhe financimit nga grupe apo individë me rekorde kriminale.

Rekomandimi

KQZ dhe institucionet ligjzbatuese duhet të iniciojnë procese hetimore administrative/penale në rastet e tilla, për të mundësuar përballje me ligjin ose forcimin e klimës së transparencës dhe llogaridhënies.

Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/per-jetesimin-e-premtimeve-te-partive-per-transparence-dhe-integritet/