Parimet e dekriminalizimit dhe emërimet ekzekutive

Ligji? Ligji 138/2015, “dekriminalizimi” ndalon zgjedhjen ose emërimin në funksione publike të personave të dënuar dhe synon garantimin e integritetit të institucioneve shtetërore dhe organeve të zgjedhura.

Problematika? Zyrtarë të lartë politikë, të larguar nga funksionet për shkak të dekriminalizimit, vijojnë të promovohen në poste të larta ekzekutive në institucione me rëndësi publike.

Zgjidhja? Qeveria, DAP dhe institucionet e tjera ekzekutive apo publike duhet të respektojnë parimet e dekriminalizimit dhe të dëshmojnë se integriteti i zyrtarëve të lartë është parim thelbësor në vendimmarrje.

Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/parimet-e-dekriminalizimit-dhe-emerimet-ekzekutive/