Opinion mbi “Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike”

Ministria e Drejtësisë ka hedhur në konsultim publik me 24.12.2023 dokumentin “Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike” me afat konsultimi një mujor. Siç theksohet në hyrje, “Udhërrëfyesi është një dokument politik dhe strategjik i cili paraqet masat kryesore që parashikohen të merren në kuadër të procesit të adresimit të gjetjeve të paraqitura nga Komisioni Evropian në raportin e shqyrtimit (screening report) për Shqipërinë për sa i përket Kriterit Politik kryesisht Funksionimit te Institucioneve demokratike. Qëllimi i hartimit të tij është të paraqesë masat politike kryesore që vendi ynë merr në procesin e negociatave për anëtarësim në BE për sa i përket Funksionimit të Institucioneve Demokratike si dhe  për ta konsultuar me opinionin e gjerë publik, ekspertë të fushës dhe shoqërinë civile duke plotësuar të gjitha kërkesat për konsultimin publik”.

Bazuar në angazhimin e Institutit të Studimeve Politike (ISP) për Cluster One, në monitorimin e aktivitetit parlamentar, standardeve të integritetit dhe transparencës, funksionit mbikëqyrës dhe zgjedhor të tij, si dhe në angazhimet për reformën zgjedhore, stafi i ISP adresoi zyrtarisht disa komente dhe rekomandime në lidhje me angazhimet e shprehura në Udhëzues.

Bashkëngjitur gjendet një pjesë përmbledhëse e opinionit të shprehur nga ISP.

 

ISP – Opinion mbi Udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike


This is a companion discussion topic for the original entry at http://isp.com.al/opinion-mbi-udherrefyesi-per-funksionimin-e-institucioneve-demokratike/