Nga VASIL S. TOLE
Memorie.al / Për Sazet (si një nga formacionet muzikore popullore më të spikatura të fundshekullit XIX dhe shek. XX), për sazexhinjtë, shairët, takëmet, është folur shumë dhe është shkruar pak, gjë që megjithëse e çuditshme në dukje, është më se e vërtetë. Tek Sazet, mund të mendohet fare lehtë se përmasa artistike që ato projektojnë mund të jetë e ngjashme me një hapësirë që mund të vrojtohet shpejt e shpejt, e që për më tepër, mund të zhbirohet deri në fund. Mendoj se nuk është kaq e lehtë. Sazet lindën për të mbajtur dhe për të trashëguar më tej një formulë unikale qindravjeçare të etnogjenezës sonë muzikore: polifoninë popullore “a capella” me iso, me në qendër korin. Polifonia me iso ose Iso-polifonia, shfaqet si marrëdhënie e mirë strukturuar mes zërave individualë polifonikë, me zërin kolektiv-koral të ISO-s.
This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/ne-shkoder-ne-vitin-1835-kemi-dokumente-qe-provojne-blerjen-e-28-pianove-ashtu-sic-ne-fshatin-berdice-shkoder-ne-1842-kishte-rreth-30-violina-studimi-i-etnomuzikologut-dhe-aka/