Nga Dr Musa Ahmeti, Dr Etleva Lala
Memorie.al / Milan von Sufflay lindi më 8 nëntor 1879 në Lepoglavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Zagreb, ku u diplomua si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Studioi shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit dhe doktoroi në vitin 1901. Menjëherë pas doktoratës, Sufflay iu vu punës për sistematizimin, mbledhjen dhe përshkrimin e dokumenteve mesjetare nga arkivat e qyteteve bregdetare dalmatinase për “Codex Diplomaticus,” (Diplomatièkom zborniku Kraljevine Hrvatske, Dalmacije i Slavonije 1101-1399). Këtu lindën kontaktet e para të studiuesit të ri me lëndën e vëllimshme dhe fare të pahulumtuar që i takonte Shqipërisë.
This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/ne-mbremjen-e-18-shkurtit-1931-rreth-ores-20-00-nje-dite-qe-ishte-kthyer-nga-shqiperia-ne-rrugen-dalmatinska-nr-6-milan-von-sufflay-goditet-per-vdekje-nga/