Nga Dr. ENIS SULSTAROVA
Memorie.al / Revolucioni Iranian është një nga ngjarjet e bujshme të shekullit XX-të. Kjo ngjarje vazhdon të tërheqë vëmendjen e studiuesve dhe të analistëve të politikës, siç dëshmohet nga një libër i botuar në gjuhën shqipe prej Fondacionit Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”, ku janë mbledhur disa prej debateve në rrethet akademike dhe politike në Perëndim. Është e natyrshme që revolucioni iranian të interpretohet në mënyra të ndryshme, nisur edhe nga botëkuptimet dhe shkollat teorike të interpretuesve. Kuptohet pse studiuesit iranianë vënë theksin te faktorët kulturorë që çuan në shpërthimin e tij dhe pse ata nxjerrin në pah rolin e fesë islame, sikurse në krahun tjetër, kuptohet se përse vetë Shahu dhe personat pranë tij në kujtimet e tyre, i mëshojnë teorive të komplotit ndërkombëtar.
This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/ne-janari-1979-ne-prag-te-permbysjes-se-shahut-ne-iran-enver-hoxha-shkruan-ne-ditarin-politik-se-lindja-e-mesme-mund-te-jete-shkendija-e-nje-lufte-boterore-pasi-refleksionet/