Memorie.al / Godina e “Shtëpisë me gjethe” aq e përfolur dikur në heshtje gjatë periudhës së komunizmit para viteve ’90-të dhe gjithashtu gjatë tranzicionit shqiptar, duke u bërë edhe temë debatesh, ka historinë e saj para se të shtetëzohej të zotëve të saj, familjes Basho. I pari i tyre, Jani Basho, u lind në qytetin e Pogradecit në vitin 1892, në një familje të varfër. I ati (Kozmai apo siç thirrej ndryshe; Komi), rridhte nga fisi i Bashove, vendosur në këtë vend shumë vite më parë. E ëma (Anastasia) ishte nga fisi i Kuteli- Ekonomi, bijë e Risto Kuteli Ekonomit, i cili ishte djalë i madh i Nikolla Risto Kutelit, themeluesit të kishës së vjetër “Fjetja e Shën Mërisë” në Pogradec.
This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/ne-1929-en-kur-erdhi-faik-konica-ne-tirane-i-propozoi-qe-te-kthehej-bashke-me-te-ne-shba-es-qe-te-vendosej-ne-institutin-rockfeller-ne-nju-york-por-historia/