Ndryshimet në Rregullore dhe nevoja për reflektim

Standardi i Kodit të Sjelljes? Sipas vendimit 126/2023 krijohen dispozita të reja disiplinore ndaj deputetëve me përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë. Rastet specifike janë përfshirë, por vendimmarrja mbetet e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

Problematika e konstatuar? Ndryshimi në Rregullore është bërë pa konsensusin e palëve politike dhe se disa deputetë në Sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën kanë qenë vetë objekt pezullimi për shkelje të Kodit të Sjelljes.

Zgjedhje dhe rekomandime? Kuvendi duhet të forcojë mekanizmin e dialogut parlamentar dhe ndryshimeve konsensuale të akteve rregullatore. Sekretariati për Etikën duhet të reformohet për të fituar besimin e arbitrit dhe modelit etik referues, të pranueshëm nga të gjithë palët në parlament.

Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Një parlament me integritet: Kodi i Sjelljes, Transparenca dhe Llogaridhënia”, i cili po zbatohet nga ISP me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të ISP-së dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/ndryshimet-ne-rregullore-dhe-nevoja-per-reflektim/