Ndryshim i sistemit zgjedhor? Duhet diskutim profesional dhe qasje funksionale

Baza ligjore? Partitë kanë propozuar disa nisma, por çdo akt dhe iniciativë lidhur me reformën zgjedhore, sipas legjislacionit, duhet shoqëruar me relacione dhe argumente jo vetëm juridike.

Problemi? Nismat për ndryshime në sistemin zgjedhor, formulën e ndarjes së mandateve apo zgjerimin e votimit, janë më shumë deklarime, sesa akte që shoqërohen me studime, analiza dhe konkluzione nga përvoja e zgjedhjeve shqiptare.

Rekomandimi? Partitë parlamentare, Kuvendi, KQZ, etj, duhet të kryejnë studime dhe analiza të thelluara lidhur me propozimet për të pasur qasje dhe vendimmarrje sa më strategjike, profesionale dhe funksionale.

 

Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.


This is a companion discussion topic for the original entry at http://isp.com.al/ndryshim-i-sistemit-zgjedhor-duhet-diskutim-profesional-dhe-qasje-funksionale/