Ndikimi i situatës në ushtrimin e funksionit mbikëqyrës të Kuvendit

Gjatë periudhës tetor-dhjetor 2023, aktiviteti i Kuvendit është dominuar nga incidente të shumta, mbledhje online të komisioneve, bojkot politik dhe kufizime në zhvillimin e seancave plenare. Këto zhvillime kanë impakt negativ në ushtrimin e funksioneve mbikëqyrëse të Kuvendit dhe në jetësimin e standardeve të integritetit.

Gjatë kësaj periudhe, praktikat raportuese të institucioneve të pavarura apo atyre të kërkuara nga deputetët janë kryer në mënyrë të pjesshme dhe formale. Pjesëmarrja e deputetëve ka qenë e kufizuar, pa ushtrim të llogaridhënies dhe duke përdorur procedura të sforcuara në pjesëmarrje, diskutime dhe votime.

Ushtrimi i funksionit mbikëqyrës parlamentar dhe procesi i kontrollit parlamentar përmes seancave dëgjimore me institucionet e tjera, janë dy prej përgjegjësive kryesore të parlamentit. Ato kërkojnë solemnitet proceduriale, pjesëmarrje aktive të deputetëve, integritet në jetësim, transparencë publike dhe llogaridhënie institucionale. Kuvendi mund dhe duhet ta jetësojë këtë standard jetik si një vend në bisedime për anëtarësim në BE.

Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një Parlamenti më reagues”, i cili realizohet nga Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/ndikimi-i-situates-ne-ushtrimin-e-funksionit-mbikeqyres-te-kuvendit/