Nga Prof. Namik Resuli
Memorie.al / Më 1937, kur u kremtua njëzetepesë vjetori i pavarësisë s’onë, shumë nesh e pandehnin se, të paktën nga pikëpamja kombëtare, roli i mesazhit të poezisë së Naimit, kishte marrë fund: Shqipëria ishte krijuar si komb dhe ishte imponuar si shtet në gjirin e shteteve tjera të Ballkanit. Mirëpo vjetët që ndoqën e rrëzuan këtë bindjen tonë dhe ngjarjet që u rrokullisën gjatë atyre vjetëve, e prunë Naimin ndër ne ashtu si u paraqit në skenën e historisë s’onë, këtu e nëntëdhjetë vjet më parë. Sot Naimi ësht i tërë “aktual” ndër ne, jo vetëm si poet, por edhe si apostull kombëtarsije dhe lirie.
This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/naimi-eshte-aktual-per-tejpamjen-e-tij-ne-politike-pasi-ai-u-tregoi-shqiptareve-perendimin-si-shembull-refleksionet-e-profesorit-te-njohur-qe-drejtoi-katedren-e-gjuhes-shqipe/