Nga Ali Hasani
Memorie.al / Lufta për mbrojtjen e Shkodrës, 1912-1913, është lufta më e vështirë e popullit shqiptarë për mbrojtjen e tërësisë tokësore, si edhe një faqe e lavdishme e historisë së Shqipërisë. Ajo ka qenë tërësisht një luftë moderne e mirë organizuar, që për nga kohëzgjatja në një rrethim 6-mujor serbo – malazez, përbën rastin më unikal të qëndresës heroike të shqiptarëve në Luftën e Parë Ballkanike. Por, për fat të keq, për këtë ngjarje historike është shkruar shumë pak në tekstet bazë të Historisë së Shqipërisë, në të dy botimet akademike, si më 1965 edhe në atë të vitit 2002. Do të thosha se në një farë mënyre, për mënyrën e zhvillimit, për intensitetin, numrin e viktimave dhe rolin që luajti në fatin e shqiptarëve, historiografia dhe bota akademike shqiptare i ka një “borxh” kësaj ngjarjeje historike.
This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/mis-durham-shkruante-osman-bali-dhe-mehmet-kavaja-dy-sherbetore-te-esat-pashes-lavderoheshin-me-vone-per-vepren-qe-kishin-bere-pasi-misteri-i-vrasjes-se-hasan-riza-pashes-ne/