Microsoft fokusohet në AI: “Fillon një epokë e re teknologjike”

“Kanë qenë shumë momente në historinë e njerëzimit që kanë shënuar kthesa themelore për rritjen e njohurive, të mundësuara nga teknologjia.

Po mendoj lindjen e miut, nisjen e internetit, videokonferencat por edhe ardhjen e iPhone. Këto risi kanë reduktuar gjithnjë e më shumë dallimet mes njeriut dhe kompjuterit. Sot ne po fillojmë një epokë të re, një hap më tej drejt një simbioze edhe më të thellë”. Këto janë fjalët me të cilat Satya Nadella, CEO i Microsoft, hapi eventin e kompanisë “E ardhmja e punës me AI”.

Për këtë rast, gjigandi amerikan ka zbuluar Copilot, një platformë që sjell inteligjencën artificiale në shumë prej aplikacioneve të grupit, nga Word tek menaxhimi i emaileve. “Inteligjenca artificiale për të cilën kemi punuar është ndryshe nga në të kaluarën. Na jep mundësinë të ndihmojmë njerëzit duke e vendosur atë në zemër të një produkti, por kjo do të varet nga ne.

Si kompani, ne e ndjejmë barrën të duhet të punosh për një AI përgjegjës, për t’i dhënë komunitetit mjete të fuqishme por të balancuara”. CEO gjithashtu kujtoi rrezikun që produktet e krijuara nga inteligjenca artificiale mund të ndikojnë negativisht tek përdoruesit. Si të minimizohet kjo kritike? “Në zhvillimin e inteligjencës artificiale, ne duhet të ndjekim normat sociale, kulturore dhe ligjore të një mjedisi demokratik.

Sa më shumë të përparojmë drejt modeleve të avancuara teknologjike, aq më i rëndësishëm do të jetë debati dhe kontrollet etike, qoftë edhe rigoroze”.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://zero1.al/2023/03/18/microsoft-fokusohet-ne-ai-fillon-nje-epoke-e-re-teknologjike/