Mekanizmi i raportimit dhe mbikëqyrjes meriton të krijojë standarde transparence dhe llogaridhënëse

Mbikëqyrja parlamentare në raport me institucionet kushtetuese dhe të krijuara me ligj ushtrohet përmes:

  • raportimeve vjetore të institucioneve në Kuvend,
  • seancave dëgjimore në komisionet përgjegjëse parlamentare,
  • miratimit të rezolutave në komisione ose seancat plenare,
  • vizitave në institucione, seancave të pyetjeve apo komisioneve hetimore.

Rezolutat e miratuara janë dokument zyrtar dhe përmbledhje e të gjithë procesit. Ato duhet të reflektojnë:

  • vlerësimin e realizimeve dhe progresit gjatë vitit paraardhës,
  • performancën e institucionit në raport me përgjegjësitë ligjore,
  • problematikat kryesore lidhur me procesin e Integrimit Evropian,
  • opinionet e konsoliduara të grupeve parlamentare mbi institucionin,
  • prioritetet e angazhimeve për vitin pasues kalendarik.

Nga praktika e raportimeve në parlament gjatë vitit 2023 disa prej këtyre elementëve nuk janë jetësuar plotësisht. Mekanizmi i raportimit dhe mbikëqyrjes meriton të krijojë standarde të qëndrueshme dhe të unifikuara transparence dhe llogaridhënëse.

Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një Parlamenti më reagues”, i cili realizohet nga Fondacioni Westminster për Demokracinë (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/mekanizmi-i-raportimit-dhe-mbikeqyrjes-meriton-te-krijoje-standarde-transparence-dhe-llogaridhenese/