Median online dhe të drejtat e njeriut: raste pozitive & kritike, sfida & përgjegjësi

Media ka rol thelbësor për jetësimin e demokracisë funksionale, transparencës dhe llogaridhënies. Ajo informon dhe formon, ajo monitoron dhe vepron, ajo ndikon mbi politikën dhe shoqërinë. Monitorimet e kryera nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) treguan se mediat online në Shqipëri kanë shënuar raste suksesi profesional, por edhe kanë shfaqur raste të cenimit të lirive qytetare dhe etikës.

Raste suksesi përbëjnë raportimet:

• Lidhur me zbulimin e skandaleve korruptive dhe abuzimit me të drejtat e njeriut

• Lidhur me keqpërdorimin e COVID-19 për interesa politike dhe ekonomike

• Lidhur me skandalet e publikimeve të të dhënave personale të qytetarëve

• Lidhur me reagimin ndaj rasteve të diskriminimit gjinor dhe gjuhës konfliktuale

• Lidhur me keqpërdorimin elektoral e abuziv të mediave sociale në Shqipëri

 

Raste negative përbëjnë raportimet:

• Lidhur me raportimet spekulative, anonime dhe denigruese ndaj

• Lidhur me keqpërdorimin e dosjeve hetimore dhe dëshmive • Lidhur me krijimin anonim dhe publikimin e listave denigruese

• Lidhur me përhapjen e teorive konspirative e spekulative

• Lidhur me etiketimet mbi baza gjinore, krahinore, seksiste dhe etnike

Mungesa e legjislacionit mbi mediat online dhe dobësitë e saj nuk mund të jenë motiv për median për të abuzuar me lirinë e shprehjes dhe as për institucionet, për të diktuar raportimet mediatike. Media ka mision e përgjegjësi informimin me integritet e profesionalizëm, institucionet kanë detyrimin të ofrojnë transparencë dhe standarde ligjore që garantojnë të drejtat e njeriut dhe nuk censurojnë median. Shqipëria mbetet një vend në tranzicion, por si vend kandidat për anëtarësim në BE, ajo duhet të aplikojë standarde më të larta të kulturës politike, të sjelljes institucionale, të shtetit të së drejtës dhe të shoqërisë së lirë. Transparenca dhe llogaridhënia, informimi dhe respekti mbi liritë qytetare, janë e mbeten sfida jetike për institucionet, median dhe mjedisin politik dhe publik në Shqipëri.

ISP po realizon projektin “Median online dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri” mbështetur financiarisht nga MPJ e Republikës së Çekisë, programi TRANSITION.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/median-online-dhe-te-drejtat-e-njeriut-raste-pozitive-kritike-sfida-pergjegjesi/