Mbi reformën zgjedhore: Lidhur me privilegjin e kandidimit të kryetarëve në 4 zona

Standardi ligjor: Kodi Zgjedhor (67/3) lejon që lideri i subjektit politik të mund të emërohet si kandidat deri  në 4 zona zgjedhore për zgjedhje parlamentare. Ky është përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, ku çdo person mund të jetë kandidat vetëm në një listë dhe vetëm në një zonë zgjedhore.

Problematika e konstatuar: Komisioni i Venecias (CDL-AD2020-036) ka kritikuar dispozitën, duke theksuar se krijon trajtim preferencial të drejtuesve të partive, si dhe kundërshti me parimin e votimit të barabartë që garantohet me traktate dhe standarde ndërkombëtare.

Zgjedhje dhe rekomandime? Kuvendi duhet ta trajtojë sa më parë problematikën e rekomanduar nga Komisioni i Venecias për të siguruar me ligj, barazi kandidimi për të gjithë kandidatët e subjekteve politike, përfshirë kryetarët e partive politike.

 

Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/mbi-reformen-zgjedhore-lidhur-me-privilegjin-e-kandidimit-te-kryetareve-ne-4-zona/