Mbi raportet vjetore në Kuvend për dekriminalizimin

Baza ligjore

Në sesionin aktual parlamentar Prokurori i Përgjithshëm, KQZ, SPAK dhe DAP raportojnë në Kuvend edhe mbi gjetje e problematika që lidhen me dekriminalizimit dhe korrupsionin e të zgjedhurve.

Problemi

Kompleksiteti i raportimeve vjetore ka shmangur fokusimin e interesit dhe debatit parlamentar mbi integritetin në fushatë elektorale dhe në organet e zgjedhura vendore dhe qendrore.

Rekomandimi

Kuvendi mund të ndërmarrë nisma të brendshme vlerësimi dhe diskutimi mbi nivelin e zbatimit të parimeve të dekriminalizimit dhe integritetit, për të zgjidhur problematikat e konstatuara.

Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/mbi-raportet-vjetore-ne-kuvend-per-dekriminalizimin/