Mbi praktikat lobuese në parlament

Standardi i Kodit të Sjelljes? Bazuar në Kodin e Sjelljes, neni 22, Kuvendi harton dhe publikon Regjistrin e Lobimit, i përbërë nga grupe interesi dhe organizata që mbajnë lidhje me deputetët, komisionet dhe Kuvendin.

Problematika e konstatuar? Në aktivitetin parlamentar dhe në raportimet e medias mbi parlamentin ka paqartësi midis konceptit “lobim” dhe “konflikt interesi”, si dhe mungojnë mekanizmat dhe praktikat lidhur me zhvillimin transparent të këtij aktiviteti.

Zgjidhje dhe rekomandime? Kuvendi duhet të bëjë përmirësime në aktet e brendshme lidhur me kapacitetet për formalizimin e lobimit, për dallimet me konfliktin e interesit dhe për formalizimin e veprimeve lobuese.

Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Një parlament me integritet: Kodi i Sjelljes, Transparenca dhe Llogaridhënia”, i cili po zbatohet nga ISP me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të ISP-së dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/mbi-praktikat-lobuese-ne-parlament/