Mbi funksionimin e Regjistrit të Transparencës në Kuvend

Bazuar në Kodin e Sjelljes (2018) dhe mbi Kodin e Sjelljes për anëtarët e Komisionit Evropian (C(2018)0700), Kuvendi ynë duhet të detyrojë deputetët që të bëhen takime vetëm me OJF-të dhe lobistë të regjistruar në Regjistrin e Transparencës. Kjo kërkon ndryshime në Rregullore.

Problematika e konstatuar? ISP ka konstatuar raste kur, drejtues të komisioneve parlamentare dhe deputetë relatorë të ligjeve kanë zhvilluar takime dhe negociata jo publike dhe të padokumentuara me grupe interesi dhe aktorë të tjerë, të cilët nuk janë pjesë e regjistrit në Kuvend.

 Zgjidhje dhe rekomandime? Kuvendi duhet të adresojë problematikën dhe të bëj ndryshime në Rregullore për të siguruar një transparencë më të madhe të procesit konsultativ dhe të standardeve të Kodit të Sjelljes.

Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Një parlament me integritet: Kodi i Sjelljes, Transparenca dhe Llogaridhënia”, i cili po zbatohet nga ISP me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të ISP-së dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

 

 

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/mbi-funksionimin-e-regjistrit-te-transparences-ne-kuvend/