Mbështetje për mesazhet e UK për kandidatë me integritet dhe kundër tregtimit të votës

Baza ligjore: Mbretëria e Bashkuar dhe partnerë të tjerë perëndimorë të Shqipërisë janë të ftuar të jenë monitorues të procesit zgjedhor në Shqipëri. Ky rol u njeh atyre të drejtën të japin vlerësime mbi standardet zgjedhore.

Problemi? Mesazhet perëndimore për kandidatë me integritet, kundër tregtimit të votës dhe përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë, si dhe për standarde zgjedhore kontestohen ose injorohen nga aktorë të ndryshëm politikë.

Rekomandimi? Qytetarët duhet të mirëpresin një rol aktiv nga faktori ndërkombëtar kundër kandidatëve me rekorde kriminale dhe fenomeneve negative elektorale, si pjesë e përgjegjësisë së vendeve mike dhe interes për vetë Shqipërinë.

Ky infograf realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare(QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/mbeshtetje-per-mesazhet-e-uk-per-kandidate-me-integritet-dhe-kunder-tregtimit-te-votes/