Nga ALFRED PAPUÇIU
Memorie.al / Vitet ikin dhe në kujtesën time këtë qershor mbeten të pashlyera rrëfenjat e tim eti për Ballkaniadën e vitit 1946. Shfletoj herë pas here dhe u kthehem koleksioneve të “Sportit” që më ka lënë im atë. I mbaj si gjë të çmuar, së bashku me fotografitë e asaj Ballkaniade, që po ia paraqes lexuesve për herë të parë. Besnik Dizdari, në përvjetorin e 80- të të “Sportit”, ndër të tjera ka theksuar se kurrë librat e tij për sportin, nuk do të ishin botuar pa pasur mbi tryezë, përveç të tjerave, edhe “Sportin Shqiptar” të Anton Mazrekut, “Sportin” e Anton Mazrekut, të Tuni Papuçiut e të Koci Zengos, “Sportin Popullor” të Filip Liços, të Osman Palushit, të Skënder Tupjes, të Agim Korbit dhe të Besnik Dizdarit.
This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/loro-borici-doli-ne-maje-te-podiumit-te-fituesve-me-kupen-e-kampionit-te-ballkanit-kurse-babai-im-tuni-papuciu-vetem-23-vjecar-duke-ngritur-historia-e-panjohur-e-ballkaniades/