“Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatitte copëtimin e Turqisë, i impononte konditat e saj…”/ Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

Nga Mid’hat Abdyl Frashëri

Memorie.al/ Moti 1928 përfaqson për ne një pesëdhjetëvjetor historik me rëndësi të madhe, fillimin e lëvizjevet që do linin përshtypjen e thellë të tyre me emrin Lidhja e Prizrenit, një lëvizje që zgjoi dhe shkaktoi krijimin e Shoqërisë Shqiptare të Stambollit. Mungesa e botimeve në gjuhën shqipe, si dhe të mospasurit sot në dorën tonë kujtime dhe shënime të shkruara nga ajo kohë, si edhe akoma fakti që Shqipërija atëherë ishte vizituar dhe e vizituarshme prej të huajvet, na bëjnë të mos kemi lëndën e plotë për rikonstituimin e atyre ngjarjeve. Për çdo studim historik mbi këtë pikë, jemi, pra, të shtrënguar të bazohemi mbi kujtimin personal dhe mbi të paka ndihma që na japin do botime fort të kufizuara.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/lidhja-e-prizrenit-lindi-nga-lufta-ruso-turke-e-motit-1877-78-pasi-rusija-%ef%ac%81timtare-po-pergatitte-copetimin-e-turqise-i-impononte-konditat-e-saj-shkrimi-i-panjo/