Kuvendi dhe 23 vendet vakante në institucione gjatë vitit 2023

Ligjet organike dhe Rregullorja e Kuvendit përcaktojnë afatet e shpalljes së vendeve vakante në institucionet që zgjidhen nga parlamenti. Standardi është i njëjtë, – procedurat nisin disa muaj përpara përfundimit të mandatit në mënyrë që të shmangen vonesat dhe vakancat e mundshme. Në varësi nga norma ligjore e institucionit, Kuvendi merr vendim final me votim në komisionet parlamentare përgjegjëse ose në seancë plenare.

Kuvendi mbylli sesionin e dytë parlamentar (shtator-dhjetor 2023). Nga monitorimi i stafit të ISP-së rezulton se:

  • Janë 23 vende vakante në institucione që nuk janë plotësuar nga Kuvendi.
  • Disa nga vendet vakante janë të tilla prej më shumë se një viti kalendarik: rasti më i njohur, Avokati i Popullit.
  • Në disa raste procedura e zëvendësimit nuk ka nisur ende zyrtarisht.

Ndikimi i vakancave dhe vonesave të krijuara në zgjedhjen e zyrtarëve është jo vetëm dobësimi i funksionit zgjedhës të Kuvendit, por edhe i rolit dhe funksionit të vetë institucioneve të pavarura dhe kushtetuese.

Kuvendi mund të iniciojë një proces vlerësimi të praktikave të tilla për të nxitur reformimin e procedurave në ushtrimin e funksionit zgjedhor, por edhe të ofrojë më shumë transparencë dhe llogaridhënie për përgjegjësitë dhe rrugëzgjidhjet e mundshme.

Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një Parlamenti më reagues”, i cili realizohet nga Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.


This is a companion discussion topic for the original entry at http://isp.com.al/kuvendi-dhe-23-vendet-vakante-ne-institucione-gjate-vitit-2023/