“Kur Alizoti më tha; ti je nga fshati i Ismail Golëmit, e kam pasur mik, ishte burrë i zgjuar’, hej bela thashë me vete, ai është pushkatuar nga Partia…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit dhe publicistit të njohur

Nga Avdulla Kënaçi

Memorie.al / Ata që kanë provuar emocionet e një udhëtimi të largët, e dinë mirë se çfarë ndodh kur të ka mbetur vetëm një ditë përpara, se sa të ngrihesh në fluturim. Po doktor Selam Shkurti, as donte t’ia dinte për të gjitha këto. Nuk thonë kot, “kokë Golëmi”. “Dëgjo, mos më turpëro me djemtë e Alizotit, duan të të takojnë për një kafe. Ler çdo punë se ata të presin tek Kullat”. – Kaq tha Doktori dhe mbylli telefonin. Duke kujtuar tërë ato porosi që më kishin mbetur pa mbaruar, turfullova. “Ja edhe Selami tani, më jep ultimatum”! Valixhet e udhëtimit i kam akoma të hapura mbi divan. Nuk ka faj, vetë unë ia kam krijuar këtë komoditet.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kur-alizoti-me-tha-ti-je-nga-fshati-i-ismail-golemit-e-kam-pasur-mik-ishte-burre-i-zgjuar-hej-bela-thashe-me-vete-ai-eshte-pushkatuar-nga-partia-deshmia-e-rralle-e/