Nga Luan Rama
Pjesa e parë
Memorie.al / Kanë kaluar pesë vjet dhe portreti i mikut tim ka mbetur i pa fshirë nga kujtesa ime dhe kjo ndoshta sepse pikëtakimet tona në Paris ishin të shumta, me miq të përbashkët dhe një punë të përbashkët, ditë e vite ku u ngjiz një miqësi e vërtetë, që do të rrezatonte gjithnjë mirësi, respekt, mirënjohje, duke mbetur për mua njëkohësisht një referencë filozofike për jetën, vlerën e njeriut, se ç’përfaqëson në vetvete ajo dhe ç’është itinerari i një njeriu në këtë botë, ç’është pushteti, modestia dhe ç’është të qenit human. Pesë vjet kanë kaluar shpejt, sikur të ishte thjeshtë një stinë. Ndoshta kjo ndodh sepse këto çaste jam në Paris dhe më bie të shkel dhe në ‘Avenue Victor Hugo’, ku Jusufi kishte jetuar në vitet ‘20-’30-të, dhe në ‘Rue de Grenelle’, ku pas tij unë jetova në të njëjtin apartament tre vjet me radhë, apo kur mblidheshim në shtëpinë e ëmbël të Liri Begesë dhe të Luc Barnier, në ambasadë apo UNESCO, e gjer në apartamentin e tij të fundit në ‘Rue Croix-Nivert’ pranë Porte de Versailles, atje ku do të kalonte dhe ditët e fundit të jetës së tij.
This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kur-agi-gruaja-e-tij-e-dashur-me-tha-eja-shpejt-jusufi-nuk-me-pergjigjet-ngjita-ashensorin-me-nje-fryme-dhe-ne-dhomen-e-gjumit-deshmia-e-ish-ambasadorit-shq/