Dr. Aurel PLASARI
Pjesa e dytë
Memorie.al / Në kulturën shqiptare të dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit të XX-të, mendimi teorik‑estetik njeh hopin e parë cilësor, që do të bëhet i ndjeshëm sidomos në periudhën mes dy Luftërash botërore. Si në shumë kultura me fat të ngjashëm, edhe në atë shqiptare zhvillimi i këtij mendimi shfaqet me karakteristikë të parë ndërthurjen, që duket si e përhershme, mes kritikës letrare dhe asaj të artit, mes historisë (përkatësisht teorisë) së dukurisë artistike dhe analizave që i brendashkruhen estetikës si disiplinë e specializuar. Faktorët që e kushtëzojnë përhapjen e ideve estetike, si dhe imponimin e tyre, në kulturën shqiptare të këtyre dhjetëvjeçarëve, janë të shumtë dhe të ndërlikuar, në mos edhe të implikuar me elemente kontradiktore që mund të ndikojnë si në përhapjen, ashtu në zgjerimin e këtyre ideve.
This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kultura-shqiptare-ne-hipostazat-e-trazuara-qe-kalonte-ne-vitet-30%e2%80%9140-dhe-sidomos-mbas-vitit-1945-duke-refuzuar-ta-degjoje-fishten-i-ka-shkaktuar-mendimit-te-vet-filozofik-nje-nga-demet/